Aktualitet Del nga qelia ish-zyrtarja Alda Klosi

Del nga qelia ish-zyrtarja Alda Klosi

Ka përfunduar dënimin dhe është liruar nga qelia ish-zyrtarja Alda Klosi. Ish-zyrtarja u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 6 muaj burg për “fshehje pasurie” që me gjykim të shkurtuar konvertoheshin në vetëm 20 muaj. Vendimi u mor më 19 Mars të këtij viti.

Klosi edhe pse e ka kryer dënimin e saj, ajo do të qëndrojë në arrest shtëpie për akuzën e dytë ndaj saj “pastrim parash” derisa Prokuroria të vendosë pas afatit që i caktoi Gjykata.

Ndërkohë, sanitarja Rozeta Dobi u dënua me 7 vite burg, të cilës i konvertohet në 4 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Djali i saj, Havier Dobi u dënua me 5 vite burg që i konvertohet në 3 vite e 4 muaj në qeli për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ata akuzohen për vjedhje me pasoja të rënda.