Bota Policia bavareze heq pantallonat në shenjë proteste

Policia bavareze heq pantallonat në shenjë proteste

Policia bavareze heq pantallonat në shenjë proteste për mungesën dhe vonesat në pajisjen me uniforma.

Punonjësit e policisë në landin e Bavarisë kanë zgjedhur një formë humoristike dhe të pacipë për të tërhequr vëmendjen dhe për të protestuar për pritjet e gjata për t’u pajisur me uniforma. Policet dhe policët postuan një video ku kanë hequr pantallonat.

Sipas sindikatës së policisë punonjësit e policisë po presin prej disa muajsh për 21 veshje të ndryshme që përbëjnë uniformën si kapele, xhaketa apo pantallona. Madje nuk është e qartë nëse ato janë apo jo të disponueshme.

Sindikata e Policisë i kërkon qeverisë së landit që ta zgjidhë menjëherë problemin, edhe nëse një e tillë kërkon më të thotë më shumë kosto.

Përfaqësuesit e qeverisë së landit thanë se vonesat janë shkaktuar nga ndërprerjet në zinxhirin e furnizimeve, raporton DW.