Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë dhe 6 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti në zonën e Breshias në Itali.
“BSO Territori” raporton se shqiptari ishte shofer i makinës tip “Porsche”, që u përplas me një furgon Volkswagen dhe më pas doli nga rruga duke u përmbysur. Në aksident u përfshi edhe një motorçikletë, sipas asaj që raportojnë mediat italiane.
32-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë. Në makinë me të ishte edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë. Pesë persona të tjerë kanë mbetur gjithashtu të plagosur, por nuk janë në rrezik për jetën.
Shtypi italian raporton se viktima është identifikuar si Ruben Wlodkowski, me origjinë shqiptare por i lindur në Itali në Peschiera del Garda.
Autoritetet italiane po punojnë për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit që i mori jetën shqiptarit dhe la të plagosur 6 persona të tjerë.