Gazeta greke “Kathimerini”, e afërt me qeverinë në Athinë, paralajmëron se Fredi Beleri nuk ka gjasë të jetë kandidat i Demokracisë së Re në zgjedhjet e reja europiane.
“Përfshirja e tij në kandidaturat e Demokracisë së Re u pa si e rëndësishme për tërheqjen e votave nga partitë e ekstremit të djathtë. Megjithatë, Ministria e Jashtme greke tërhoqi vëmendjen se kandidimi i tij mund të çonte në ndërlikime”, shkruan gazeta në fjalë.
Kandidimi i tij u përfol pak javë më parë, ndërkohë që Athina me Tiranën po negocionin një zgjidhje për situatën e krijuar nga burgosja e Belerit, kandidati që fitoi zgjedhjet lokale në Himarë.