Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Në një deklaratë të përbashkët për media me presidentin Macron, Rama është shprehur i impresionuar nga pritja e tij në Pallatin Elysee në Francë.
Kreu i qeverisë ka kujtuar kohën kur ishte emigrant në vitet ’90 dhe ka mbajtur radhën për të gjetur një taksi.
Edi Rama: I dashur President, i dashur Emanuel, po vij nga një përvojë e dendur para disa minutash. Një ceremoni që se kisha menduar në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ‘90 kur vija nga aeroporti mbajta rradhën për të gjetur një taksi. Pastaj jetova ata vështirësi të asaj kohe për ata që vinin nga Shqipëria. Mendoja që kisha parë gjithçka kur mbërritja në këtë pallat për të marrë legjionin e nderit, por sot jam krenar për Shqipërinë dhe miqësinë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës pasi është hera e parë që një përfaqësues i shtetit shqiptarë të pritet në këtë mënyrë dhe të falenderoj me gjithë zemër sepse kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për me tepër këtu bëmë pak shaka me ambasadorin sepse ishin një grup njerëzish që atë kohë në vitet 90 ishin një numër i vogël, sot janë shumë më tepër. Sot ka njerëz të shumtë që janë në Shqipëri për të zgjeruar ndërmarrjet e tyre dhe ky është revolucion.
Gjatë fjalës së tij Rama vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe që tashmë janë në një tjetër nivel. Kreu i qeverisë i shprehu mirënjohje presidentit Macron për vizionin e tij për një Europë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri theksoi se të qenurit pro-francez do të thotë të jesh etaloni i të qenit pro-europian.
Edi Rama: Dua të të falenderoj veçanërisht për dy gjëra. Së pari për vendosmërinë me të cilën ke nxitur këtë valë të re të afrimit mes vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian duke vënë në tryezë nevojën për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi. Ne jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipëri dhe plani i rritjes që u miratua nga Parlamenti Europian shkon në drejtimin e një Europë të bashkuar e të fortë që nuk mbetet peng i metodave të vjetra të integrimit kur ka diçka apo asgjë. Sot jemi në një situatë krejt të ndryshme shumë me pozitive dhe nga ana tjetër dua të të falenderoj edhe për vizitën në Shqipëri pasi përtej vizitës atyre momenteve ka pasur një vijim që na ka prekur pasi janë gjëra që po ndodhin, ka projekte ka gjëra që po marrin formë. Është ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët ku kanë nisur investimet për njohjen dhe investimin francez për dy parqet fotovoltaike të rajonit. Është shkolla 42 që po hap dyert e saj falë mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtetë të jashtëzakonshëm të zotërisë. Sigurisht duam të bëjmë më shumë. Do të mirëpresim me krahë hapur gjithçka që vjen nga Franca sepse kur Franca mbërrin nuk është vetëm çështje parash, por njohje e Kulture. Të kesh më shumë Francë në Shqipëri do të thotë të kesh më shumë burime rritje, burimesh njerëzore, por edhe mënyre për të njohur botën dhe Europën. Po jemi pro-francez sepse do të thotë të jesh etaloni i të qenit pro-europian. Nëse je pro-francez je për një Europë me kulturë, histori dhe një Europë të të ardhmes dhe të një jete të përbashkët me disa vlera që janë në zemër të Francës dhe Franca i rrezaton në mbarë botën.
Ndër të tjera kryeministri Rama theksoi se marrëveshjet mes dy vendeve do të ndihmojnë ‘për të pasur edhe më shumë Francën në Shqipëri dhe për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim, por Franca do të bëjë pjesë në të tashmen tonë’. Gjithashtu Rama theksoi se nëse Franca do të ketë në një moment një problem, mos të ngurojë që të thërrasë një shqiptarë sepse ai do t’i vijë në ndihmë.
Edi Rama: Nënshkrimi i kësaj marrëveshje të nivelit të lartë mes dy qeverive do të na hapë dyer të reja, do të na japë mundësi të reja për të pasur edhe më shumë Francën në Shqipëri për të qenë në majë për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim, por Franca do të bëjë pjesë në të tashmen tonë, por edhe si një mbështetje konkrete e prekshme. Faleminderit në emër të të gjithë shqiptarëve të cilët kanë qenë skeptik në lidhje me Francën, para disa viteve, por sot ata e kuptojnë që Shqipëria ka një mik të afërt, por ne kemi aftësinë e besnikërisë që është unike. Pra nëse një ditë do të keni nevojë për dikë për të qenë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar dhe ai do të vijë.