Në prag të lirimit nga qelia, Gjykata e Lartë ka caktuar datën e shqyrtimit të rekursit kundër Dritan Dajtit.
4 vite pas vendimit që hoqi dënimin me burg përjetë për vrasësin e 4 punonjësve të policisë duke e dënuar me 25 vite heqje lirie, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 4 qershor rekursin e ish-prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, e cila kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë.
Relator i çështjes do të jetë Sandër Simoni ndërsa gjyqtar Medi Bici dhe Ilir Panda.
Në vitin 2019 disa gjyqtar të deleguar nga rrethet prishën vendimin e burgimit të përjetshëm për Dajtin.
Ndaj gjyqtarëve nisi një hetim mbi dyshimet për korrupsion duke iu kontrolluar edhe banesat, por më pas hetimi u pushua për mungesë provash.
Për pak muaj Dritan Dajtit i përfundon dënimi pasi i akuzuari për vrasjen e 4 efektivëve të forcave operacionale ka qëndruar shumë kohë në paraburgim, madje sipas të dhënave ka përfituar edhe nga amnistitë ndër vite.