Policia e Elbasanit njofton se ka ndaluar një 44-vjeçar dhe një 59-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara. Denoncimi në polici është bërë nga nëna e të riut të abuzuar, e cila ka thënë se dy burrat kanë kryer marrëdhënie seksuale me të birin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njofton policia e Elbasanit.
Ndërsa, në Cërrik u procedua penalisht një 33-vjeçar, pasi ka përndjekur një 17-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare”, thuhet në njoftim.