Aktualitet Sherr mes turisteve në Himarë, 60-vjeçarja gjermane shtyn nga shkallët 54-vjeçaren amerikane

Sherr mes turisteve në Himarë, 60-vjeçarja gjermane shtyn nga shkallët 54-vjeçaren amerikane

Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një 60-vjeçare gjermane (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, një 54-vjeçare amerikane.

Të dyja turistet banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti. Turistja amerikane është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa 60-vjeçarja gjermane është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.

“Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti”, thuhet në njoftimin e policisë.