Skena të paimagjinueshme për demokracitë perëndimore janë regjistruar në Senatin (Parlamentin) e Meksikës, teksa një pulë është bërë kurban për t’i ofruar gjakun e saj perëndisë së shiut, të njohur si “Tlaloc”.
Skena e paprecedentë u transmetua në rrjetet sociale të Parlamentit, por u ndërpre kur një pjesëmarrës, nën zhurmën e daulleve, i preu fytin pulës dhe e mblodhi gjakun në një enë.
“Continúan las… ¿Costumbres? Sacrifican a gallina en el Senado para Tlaloc”
Por Johan Unzueta – Zero
Durango, DgoLa tarde de este miércoles 23 de abril, se ha viralizado a través de redes sociales un video en el que se observa cómo sacrifican una gallina en el senado de la… pic.twitter.com/gUhLNZbKjF
— Contexto de Durango (@contextodgo) April 24, 2024
Ceremonia e organizuar nga senatori Adolfo Gomes ka shkaktuar një valë të madhe zemërimi, por vetë anëtari i partisë qeverisëse “Morena” u mbrojt duke thënë se “Kushtetuta e Meksikës e cilëson të përshtatshme që të respektohen traditat e popujve indigjenë”.
Edhe pse u pasqyrua në kohë reale në rrjetet institucionale të Senatit, në mbrëmje krerët e organit u distancuan nga kjo nismë, duke ia ngarkuar përgjegjësinë vetëm senatorit Gomes.
“Autoriteti ligjvënës në asnjë mënyrë nuk miraton ngjarjet e raportuara dhe do të marrë masat e duhura disiplinore ndaj senatorit përgjegjës”, thuhet në njoftimin përkatës.
Por pavarësisht kësaj, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve u kujtuan ligjvënësve se sakrificat dhe keqtrajtimi i kafshëve janë të ndaluara në Meksikë.
Organizata “Anima Naturalis Mexico” njoftoi përmes platformës së rrjeteve sociale X se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër senatorit dhe se po bën thirrje për një demonstratë sot para Senatit për të kërkuar dorëheqjen e tij.