Aktualitet Vodhi tre automjete dhe 12 targa që do përdoreshin për krime, arrestohet...

Vodhi tre automjete dhe 12 targa që do përdoreshin për krime, arrestohet 22-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qëllimi” është arrestuar 22-vjeçari me iniciale E.K., banues në fshatin Radovesh.

I riu dyshohet se është autori kryesor i vjedhjes së 3 automjeteve (2 prej të cilave janë gjetur dhe vijon puna për gjetjen e automjetit tjetër) dhe të targave të 12 automjeteve të tjera, në zonat e fshatrave Xibër, Mat dhe Radovesh, Bulqizë, gjatë disa muajve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se targat e vjedhura do të përdoreshin nga shtetas të tjerë, për veprimtari kriminale.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 22-vjeçari, identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.