“Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore dhe filmi me fitimin më të madh të vitit 2023. Por, ai u mposht në Itali nga një film tjetër, i realizuar gjithashtu nga një grua dhe që flet drejtpërdrejt në lidhje me përvojën femërore, shkruan BBC.
“C’è Ancora Domani” i aktores, shkrimtares dhe këngëtares 50-vjeçare Paola Cortellesi, aktualisht po shfaqet në të gjithë Europën, përfshirë Britaninë e Madhe.
Ai u bë një fenomen në Itali vitin e kaluar, duke grumbulluar më shumë para se “Barbie” dhe “Oppenheimer”.
Që nga muaji i kaluar, ai ka fituar rreth 31,5 milionë paund në kinema, si filmi më i suksesshëm në vend i vitit 2023 dhe filmi më i realizuar nga një grua italiane.
“Askush nuk mund ta kishte parashikuar ndonjëherë valën e pjesëmarrjes dhe dashurisë nga audienca për këtë film”, tha Cortellesi.
Megjithatë, një nga arsyet që “C’è Ancora Domani” mund të ketë arritur një akord të tillë në Itali, është se heroina, Delia, (e luajtur gjithashtu nga Cortellesi) vuan nga abuzimi i dhunshëm fizik dhe emocional i të shoqit.
Në film, Delia është një shtëpiake dhe nënë që jeton në varfëri në Romën e pasluftës në vitin 1946, viti kur grave italiane iu dha e drejta për herë të parë për të votuar.
Megjithatë, historia e filmit rezonon me audiencën bashkëkohore italiane.
Sipas statistikave të fundit të policisë, 120 gra u vranë në Itali në vitin 2023, rreth një në çdo tre ditë.
Raporti tregoi se pak më shumë se 50% e tyre u vranë nga partnerët ose ish-partnerët.
Një e katërta e tyre u vranë nga fëmijët e tyre – në 89% të atyre rasteve, djali i tyre.
Çështja e femicidit shpërtheu në Itali në nëntor 2023, disa javë pas publikimit të “There’s Still Tomorrow”.
Protesta masive u zhvilluan për vrasjen e studentes 22-vjeçare Giulia Cecchettin, e dyshuar se ishte vrarë nga ish-i dashuri i saj, i cili është në pritje të gjyqit.