Ardian Isufi, i riu nga Pogradeci që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës kërkohet nga policia për vjedhje.
I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga amnistia dhe pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.
Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet “Ford Fiessta” i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.
Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit. Më pas policia ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbuluar lëvizjet e tij. Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip “Ford Fiesta” që kalonte në aksin rrugor Korçë-Pogradec deri në fshatin Luamalas. Grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë.