Aktualitet U liruan zyrtarët e korruptuar, Manja mohon: Amnistia, ndër ligjet më qëllim...

U liruan zyrtarët e korruptuar, Manja mohon: Amnistia, ndër ligjet më qëllim mira që ka miratuar Kuvendi

Në një kohë kur ka pasur shumë akuza për amnistinë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka një përgjigje.

Përkundrejt akuzave se me anë të këtij ligji të amnistisë, mazhoranca ka liruar zyrtarë të korruptuar, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se nuk është aspak e vërtetë. Në daljen për media pas takimin e prokurorët, Manja tha se amnistia është ligji më qëllim mirë që ka miratuar parlamenti.

“Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, as nga unë si ministër Drejtësie, as ai ligj, është një ligj që do duhet ta kemi Parlamentin sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.

Ministri i drejtësisë pritet të zhvillojë një interpelancë të kërkuar nga opozita të enjten në Kuvend.