Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa ka proceduar penalisht vëllain e tij.
Ky i fundit ka kanosur kunatën e tij.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan: arrestoi në flagrancë shtetasin H. L., 36 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 34 vjeç (vëllanë e shtetasit H. L.), pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e vëllait të tij”, njofton Policia.