Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 27-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.
Gjatë ditës së djeshme, i riu duke qenë në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe është dëmtuar në krah.
Pavarësisht asistencës mjekësore dhe transportimit me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah. Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm.