Kryeministri Edi Rama do t’i adresohet të martën grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar.
Kreu i qeverisë ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku njofton se do të ketë edhe një nismë të re kombëtare për “Shqipërinë 2030”.
Nga ajo që kuptojmë nga postimi i kryeministrit Edi Rama kuptojmë që do të flasë për qeverisjen, ligjin dhe korrupsionin ndër të tjera.
“Nesër 10:00 Live TV: Partia Socialiste. Qeverisja, Ligji, Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për Shqipërinë 2030. Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, njofton Rama.