Policia e Shtetit po zhvillon një aksion në zonën e Kurveleshit në Tepelenë, pas disa informacioneve për prezencën e parcelave të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Mësohet se deri në këto momente është zbuluar një shtëpi e braktisur, e përshtatur si shtëpi bari, brenda së cilës u gjetën 230 rrënjë kanabisi, që kultivoheshin përmes llambave halogjene.
Ndërkaq, policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona ku njëri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë veprimtari ilegale.