Borussia e Dortmundit është e kualifikuara e parë e Champions League pasi eliminoi në gjysmëfinale gjigandët francezë të Paris Saint Germain.
Gjermanët fituan dhe ndeshjen e dytë në shtëpinë e PSG, me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të Hummels nga një goditje këndi.
Vendasit e kërkuan më shumë fitoren dhe një vend në finale, por fati nuk ishte me ta në këtë mbrëmje. Porta e gjermanëve u bombardua nga futbollistët e PSG, të cilët goditën dhe dy herë shtyllën dhe dy herë traversën, por topi nuk përfundoi asnjëherë në rrjetë.
Tashmë verdhezinjtë do të presin gjysmëfinalen tjetër mes Realit dhe Bayern Munchen për të parë me kë do të përballen në finalen e 1 qershorit në Uemblit.