“Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjët tanë, duam të rrojmë ngaherë me harmoni, si vëllezër, veç e drejta e secilit gjithnjë të respektohet”… me vargjet e të madhit Naimt Frashëri, të shkruara në gjuhën greke, kryeministri Edi Rama zgjodhi që t’ia përcillte si mesazh, homologut, apo mikut të tij, siç ai e quajti, Kyriakos Mitsotakis.
Në pamundësi për ta takuar sot, për shkak se Athina zyrtare e ka quajtur provokim takimin e tij me emigrantët në Greqi, Rama i dërgoi të fala, nga ai vetë, por edhe nga shqiptarët e pranishëm në pallatin e sportit “Galatsi”, në Athinë.
“Po i lë një pusullë mikut tim, i dashur në 1986 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkruajti në Greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve:
Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjët tanë,
Duam të rrojmë ngaherë me harmoni, si vëllezër,
Veç e drejta e secilit gjithnjë të respektohet”,…..shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”, tha Rama.
E më këtë mesazh, ai zgjodhi që të mbyllte fjalimin e tij prej më shumë se 60 minutash.