Ky është autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Baltëz të Fierit ku u vra polici Novruz Cenalia.
Asllan Mërnica, 23 vjeç, dyshohet se e qëlloi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” për motive gjakmarrjeje.
Asllan Mërnica mbante edhe emrin tjetër, Azgan.
Policia është vënë në kërkim të tij.
Në terren ka zbritur edhe “Renea” me qëllim kapjen e tij.
Në një prej lagjeve të Fierit është gjetur e braktisur makina me të cilën ai u largua pasi ekzekutoi efektivin e policisë.
Nuk përjashtohet mundësia që i riu të jetë ndihmuar nga persona të tjerë pasi ka braktisur automjetin në Fier.
Cenalia ishte veshur me uniformën e policisë, duke shkuar për të marrë turnin e punës kur u vra.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.