Aktualitet Vrasja e efektivit, drejtori i Policisë së Fierit i bën thirrje autorit...

Vrasja e efektivit, drejtori i Policisë së Fierit i bën thirrje autorit të vetëdorëzohet: Ja pista kryesore

Autori dhe viktima

Drejtori i Policisë së Qarkut Fier Lorenc Panganika ka përjashtuar pistën e hakmarrjes.

Gjatë një prononcimi për media ai ka thënë që shkaku ka qenë një konflikt i çastit.

Kreu i Policisë së Qarkut i bëri thirrje autorit të vetëdorëzohet pasi zbatimi i ligjit do të jetë shumë i ashpër.

“Siç jeni në dijeni rreth orës 13;20 polica ka marrë njoftim për ë ngjarje të rëndë. Fillimisht është marrë për të shtëna me armë dhe të plagosur pas verifikimeve rezultoi që ishte plagosur dhe ka ndërruar jetë punonjësi Nevruz Cenalia, i cili shërbente në Policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe në forcat Shqiponja prej dy vitesh. Autori është Azgan Mernica banues në Sulaj jemi duke punuar intensivisht për të kapur autorin. I bëj thirrje familjarëve autori të vetëdorëzohet se zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër. Pista kryesore është për motive të çastit. Këto janë informacione paraprake. Makina e autorit është gjetur. Deri tani e përjashtojmë pistën e hakmarrjes”. 

Ndërkohë Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e autorit dhe ka vendosur shumën e 30.000 eurove shpërblim për këdo që ka informacion.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së kësaj të hëne në Baltëz të Fierit, ku sipas policisë, një konflikt i çastit ka gjeneruar në përdorimin e armës nga Azgan Mernica, i cili ka qëlluar për vdekje punonjësin e policisë, 28-vjeçarin Novruz Cenaliaj.