Artan Hoxha ka folur për ekzekutimin e Roan Brahimit, i njohur si armik i Ervis Martinajt.
Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se është takuar me Brahimin në Dubai dhe se ishte çuditur që, me problemet që kishte, ai ka vajtur në Greqi, ku edhe u eleminua.
Gazetari shpjegoi të shkuarën kriminale të viktimës dhe ngjarjet ku dyshohet se është përfshirë.
“Ngjarje që ka ndodhur në datën 9 maj në Athinë. E kemi diskutuar, Athina është qyteti më i rrezikshëm për jetën. Grupet tona më të rrezikshme.
Roan Brahimin (Sidi), e kam takuar për herë të fundit në Dubai.
Konflikti me Martinajn? E kanë thirrur. Më saktë një njeri i veti e ka çuar në mirëbesim, e kanë marrë peng dhe e kanë dhunuar. Mbrapa, u ka kërkuar që ose më vrisni, por mos më torturoni. Atë e kanë torturuar.
Ka qenë armik i betuar ndaj Martinajt. Këta kërkonin të armatosur Vis Martinajn dhe njerëzit e tij.
Më mbrapa është akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Brilant Martinajt në vitin 2022. Është shpallur në kërkim. Është nxjerrë në kërkim policor, por nuk ka dhënë deklarime.
Ngjarja e fundit ku është përmendur emri i Sidit, është vrasja e Gentjan Bejtes.
U arrestua kunati i tij dhe një i afërm si i përfshirë në atentat.
Por, akuza ishte që këtë punë e ka organizuar Sidi. U çudita që kishte vajtur në Athinë, duke ditur problemet që ai kishte. Nuk ka lidhje me Vis Martinajn, as njerëzit e tij me vrasjen e Sidit”, tha Hoxha.