Aktualitet Kërkoi lirinë, Gjykata Kushtetuese rrëzon Lefter Kokën

Kërkoi lirinë, Gjykata Kushtetuese rrëzon Lefter Kokën

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për liri të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Kushteutesja ka vendosur të rrezojë ankimin e bërë nga ish-ministri kundër vendimit të Gjykatës së Lartë të datës 23 shkurt, që refuzoi lirimin nga paraburgimi të Kokës.

Lefter Koka akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Kjo sepse sipas SPAK, Koka miratoi procedurën e koncesionit pa pasur dokumentet e hartuara nga Komisioni.

Ky i fundit nuk verifikoi studimin e fizibilitetit i kryer nga “Integrated Energy BV”, pasi aty ishin vendosur të dhëna fiktive.