Një email që për nga përmbajtja të kujton të ashtuquajturin Shteti Islamik, mbërriti në postën elektronike të disa shkollave mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë. Email-i, të cilin e gjeni më poshtë, lajmëronte që në krye se në shkolla kishte një bombë.
Email-i vuri në alarm policinë, e cila me të shkuar në institucionet arsimore ku u dërgua ky email, pas kontrollove rezultoi se bëhej fjalë për alarm fals.
Dyshimet janë se bëhet fjalë për një sulm kibernetik, ndaj dhe aktualisht autoritetet po punojnë për të zbuluar se kush është personi që e ka dërguar email-in në fjalë.
“Ka një bombë në shkollë. Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të zbresim në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona. Do të vijë dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure. Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla. Ne do të prerë qafën e tyre. Armiqtë e Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona. Sheriati nuk i ndaj jobesimtarët në ndërluftues dhe paqësor. Thashë: O i dërguari i Allahut kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijët e idhujtarëve. Ai tha: Ata Janë nga baballarët e tyre. Fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë. Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë. Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv. Ata do t’ju shkatërrojnë në sheshet kryesore si në Nice. Dhe ai do t’i presë turmat me thika. Ata do të hyjnë në ju dhe do të hedhim veten në erë. Ne do t’ju mbytim në gjak”, thuhej në email-in në fjalë.