Presidenti Ebrahim Raisi ishte një nga më të egrit e vijës së ashpër të Iranit, një besimtar fanatik dhe absolut në revolucionin iranian dhe misionin e tij.
Vdekja e tij pas rrëzimit të helikopterit në një shpat mali në veri të vendit, shënon një moment madhor për vendin dhe rajonin.
Një burrë i cili nisi sulmin e parë të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit në historinë e vendit të tij dhe një njeri i vijës së ashpër, nën vëzhgimin e të cilit qindra iranianë u vranë në shtypjen brutale të protestave të fundit të udhëhequra nga gratë, Raisi kishte shumë gjak në duart e tij.
Sakaq, Irani ka shpallur pesë ditë zie publike pasi presidenti Ebrahim Raisi ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me helikopter.
Çfarë dihet deri tani?
-Përplasja ndodhi afër kufirit të Iranit me Azerbajxhanin, ku Raisi ishte takuar me presidentin Ilham Aliyev.
-Varrimi i Raisit do të bëhet nesër, ndërsa për shtatë ditët e ardhshme aktivitetet kulturore janë anuluar
-Mohammad Mokhber është emëruar si president në detyrë dhe Bagheri Kani, i cili ishte zëvendësministër i jashtëm, tani është ministër i jashtëm.
-Në Perëndim, udhëheqësit e BE-së, NATO-s shprehën ngushëllimet e tyre. Gjithashtu edhe grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahu, Hamas dhe Houthis, të cilët janë cilësuar si organizata terroriste nga shumë vende në botë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
-Shkaku i rrëzimit të helikopterit mbetet i paqartë, por Rusia (aleati i ngushtë i Teheranit) ka ofruar ndihmën e saj me hetimin.
-Presidenti i përkohshëm Mokhber ka zhvilluar një mbledhje të kabinetit në Teheran, por procedura standarde dikton që zgjedhjet e reja priten të mbahen në 50 ditët e ardhshme
-Vdekja e Raisit ka ngjallur një sërë reagimesh në mbarë botën, nga protestuesit që u mblodhën jashtë ambasadës iraniane në Berlin e deri te flamujt që valëviten në gjysmështizë në Moskë, Bejrut dhe jo vetëm.