Një pasagjer ka humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një fluturim i Singapore Airlines nga Londra në Singapor, u fut në një zonë me turbulenca të forta.
Boeing 777-300ER që ishte nisur për në Singapor, u detyrua që të ulej në Bangkok në orën 15:45, me orën lokale.
Në bordin e mjetit fluturues ndodheshin 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, sipas asaj që njoftoi linja ajrore në një njoftim.
“Singapore Airlines i dërgon ngushëllime familjarëve të të ndjerit,” thuhet më tej në deklaratë.
Në Aeroportin Suvarnabhumi ku u bë ulja, u organizua një mobilizim emergjent me ambulanca dhe automjete policie për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.
ด่วน!!ระดมเจ้าหน้าที่แพทย์เข้าสนามบินสุวรรณภูมิ
หลังจากเที่ยวบิน SQ321 เส้นทางลอนดอน-สิงคโปร์
ลงจอดฉุกเฉินจากเหตุตกหลุมอากาศเบื้องต้นพบบาดเจ็บ 30
เสียชีวิต 1#เครื่องบิน #สิงคโปร์แอร์ไลน์ pic.twitter.com/nTYjt7N19s— NBTCONNEXT (@nnthotnews) May 21, 2024