50 persona kanë dalë zbuluar megaoperacioni i SPAK “Revanshi”. Nga këta, shumica dërrmuese janë emra të njohur të bandave në vend, që kanë lidhje me ngjarjet më të bujshme kriminale.
Megjithatë disa prej tyre kanë humbur gjurmët ose janë eliminuar. Gazetarja Glidona Daci tha mbrëmë në “Opinion” se nga grupi i Ervis Martinajt s’ka mbetur thuajse asnjë eksponent.
-Sa prej tyre janë gjallë dhe sa janë eliminuar?
Glidona Daci: Në grupin e Ervis Martinajt ka mbetur vetëm Tori Xheçuka, i cili i lutej Vis Martinit për shkak se ishte shpallur në kërkim për një plagosje në Burrel, i thoshte më jep ndonjë punë se kam ngelur pa lekë, pra më jep të bëj ndonjë vrasje…
-Flas këto që kanë dalë në përgjime…
Glidona Daci: Nga përgjimet, grupi i Ervis Martinajt thuajse s’ka më asnjë. Ervis Martinaj që rezulton i zhdukur, ka ngelur vetëm Elion Hato. Të paktën emrat e përfolur te grupi i tij. Ndërsa nga kundërshtarët janë Erlis dhe Leonard Duka, po ashtu dhe Durim Bami. Pjesa tjetër janë…