Egla Ceno është shpallur mbrëmjen e djeshme fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP. Ajo është gruaja e parë që fiton çmimin e madh të “Big Brother”, në edicionet VIP.
Aktorja ia doli në garën përballë Julian Dedës, Romeo Veshajt, Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit.
Në një finale maratonë, me një transmetim live mbi 6 orë, të pestë banorët rikujtuan eksperiencën e tyre në reality show, ndërkohë që u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke dhuruar emocione të forta për publikun.
Egla ndau podiumin me Julian Dedën, kolegun me të cilin ka pasur përplasjet më të forta brenda shtëpisë.
Pas fitimit të Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh, Egla tha:
“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej:
”E vogël, e brishtë, e pafajshme.”
Egla ia dedikoi çmimin të gjitha grave dhe vajzave në Shqipëri, ndërsa pa modesti tha se e meritonte.
“Karrierën time e kam qëndisur ndër vite, unë jam një aktore teatri, jam shumë e lidhur me teatrin. Ia dedikoj grave, vetes time, në fund të ditës e meritoja”, është shprehur Egla disa minuta pasi rrëmbeu çmimin e madh.
@_vetvetja_ #deklarata e fitueses #bigbrothervipalbania 3 #eglaceno #viralvideo🔥🔥 ♬ πρωτότυπος ήχος – E ♾️