Pas shpërthimit tragjik të batiskafit ”OceanGate” në verën e vitit 2023, që çoi në vdekjen e pesë pasagjerëve, jo të gjithë janë dekurajuan.
”Larry Connor, një miliarder dhe astronaut i njohur amerikan, njoftoi një projekt që mund të revolucionarizojë botën e eksplorimit nënujor”, shkruan Il Messaggero.
Larry Connor është një sipërmarrës 74-vjeçar që drejton ”Connor Group”, një firmë investimi në pasuri të paluajtshme në Ohio.
Ai mori pjesë si turist hapësinor në misionin 17-ditor ”Axiom Mission 1” në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës midis 8 dhe 25 prillit 2022.
Ai njihet për bëmat e tij të guximshme dhe këtë herë vendosi të marrë përsipër një sfidë të re, të demonstrojë botës se eksplorimi nënujor mund të jetë i sigurt.
Misioni i tij do ta çojë atë në gjurmët e ”Titanic”-ut legjendar, në bordin e një batiskafi ”Triton”, një kompani e njohur për prodhimin e automjeteve nënujore.
Ndërsa incidenti ka krijuar frikë dhe mite për sigurinë e nëndetëseve personale, Connor është i vendosur t’i tregojë botës se oqeanit mund t’i afrohet me siguri dhe respekt për ekosistemet.
“Dua t’u tregoj njerëzve se megjithëse oqeani është jashtëzakonisht i fuqishëm, mund të jetë i bukur dhe argëtues nëse i qaseni në mënyrën e duhur,” tha Connor për ”Wall Street Journal”.