Aktualitet E rëndë në Maliq: 46-vjeçari vdes pasi bie në kontakt me rrymën...

E rëndë në Maliq: 46-vjeçari vdes pasi bie në kontakt me rrymën elektrike

Një 46-vjeçar ka vdekur pasditen e së premtes pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Shtetasi me inicialet L. Y., banues në fshatin Goskovë të Korçës, ishte duke punuar për rregullimin e çatisë së magazinës në pronësi të shtetasit B. M., kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spitalin e Korçës.

Në ambientet e Komisariatit ndodhet pronari i magazinës B. M. dhe shtetasi I. Sh., për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.