Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Jennifer Lopez ka anuluar turin e saj ”This Is Me” në SHBA.
Vendimi vjen pasi këngëtarja kërkon të qëndrojë me familjen e saj. Përfaqësuesit e ‘Live Nation’ shpjeguan se JLo do të “merrte pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë”.
“Unë jam plotësisht e mërzitur dhe e shkatërruar që ju zhgënjej. Ju lutem, dijeni që nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme. Ju premtoj se do ta kompensoj dhe do të jemi përsëri të gjithë bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër”, shkroi Lopez duke vijuar.
Anulimi i turneut vjen mes spekulimeve në media se martesa e saj me aktorin Ben Affleck është në vështirësi dhe mund të çojë në ndarjen e tyre. Lopez kishte anuluar tashmë shtatë data të turneut në Amerikën e Veriut në fillim të Majit.
54-vjeçarja do të performonte këngë nga albumi i saj i fundit i vitit 2024 “This Is Me…Now” si shoqërues e dokumentarit Amazon MGM me të njëjtin emër. Si albumi ashtu edhe dokumentari u publikuan në shkurt me albumin që arriti në vendin e 38-të në listat e albumeve të Billboard.
Turneu fillimisht ishte menduar të fillonte në Orlando, Florida më 26 qershor dhe të përfundonte më 17 gusht në Madison Square Garden të New York-ut.