Janë 15! Reali i Madridit ka rrëmbyer trofeun e 15 të Champions League, këtë herë përballë Borussia së Dortmundit, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.
Në një Wembly të mbushur plot e përplot me spektatorët, spanjollët kanë treguar edhe njëherë se janë ata mbretërit e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian.
Pjesa e parë foli totalisht për Dortmundi i cili rikthehej në finale pas 11 vitesh. Verdhezinjtë patën disa raste të pastra shënimi, por Adeyemi u tregua i pasaktë, teksa Fullkrugen u ndal vetëm nga shtylla.
Gjermanët e nisën njësoj dhe gjysmën e dytë të takimit, por dominanca e tyre nisi të binte, me Realin që filloi të merrte kontrollin e lojës.
E teksa “Galaktikët” po rrisnin presionin, në minutën e 74 vjen dhe goli i parë me anë të Carvajal, pas një goditje këndi të Kroos.
Ky finalizim rezultoi fatal për Dortmund që humbi kontrollin dhe 9 minuta më vonë, një gabim në mbrojtje solli dhe golin e dytë të Vinicus Junior.
Dortmundi shtoi të gjitha forcat e mundshme në sulm dhe arriti të gjente rrjetën me Fullkrug, por arbitri dhe më pas VAR konfirmuan pozicionin e tij jashtë loje.