Extra Kush është partneri i ri i Arbana Osmanit: Dikur i fejuar me...

Kush është partneri i ri i Arbana Osmanit: Dikur i fejuar me aktoren e njohur shqiptare

Arbana Osmani po përjeton një histori të re dashurie me regjisorin e emisionit të saj, “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Gazeta “Panorama” bëri me dije se romanca e re e moderatores shqiptare është vënë re nga shumë persona që i kanë parë të frekuentojnë të njëjtat vende.

“Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, njerëzit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në Instagram”, shkruante “Panorama”.

 

“Iconstyle.al” solli disa foto të Eduardit me miqtë e ngushtë të Arbanës, me të cilët ai shoqërohet shpesh. Por Eduardi është i njohur edhe për lidhjen e tij me moderatoren dhe aktoren Rudina Dembacaj, lidhje e cila shkoi deri në fejesë mes të rinjve në vitin 2011, por mori fund pak kohë më pas.

 

Në një intervistë për “Panoramën” në vitin 2011, Rudina tregonte se ishte njohur në Edin në një televizion lokal në qytetin e Shkodrës. Ata kishin 4 vjet lidhje dhe vendosën të fejoheshin në një festë të vogël me familjet, buzë detit në Shëngjin.

“Quhet Edi, është nga Malësia e Madhe. Jemi njohur në qytetin e Shkodrës, në kohën kur unë isha studente në Fakultetin e Juridikut. Në atë kohë, punonim të dy në një Tv lokal, unë bëja një emision timin, ndërsa Edi xhironte dhe montonte, pra kamera dhe montazhi i emisionit. Kemi gati katër vjet lumturisht bashkë. Fejesën nuk e kërkoi asnjëri, erdhi momenti për të ndodhur dhe ndodhi. Çdo gjë ndodhi gradualisht”, shprehej moderatorja.

Asokohe Eduarti i dhuroi një unazë diamanti Rudinës, e cila e adhuronte shumë, megjithatë fejesa e tyre nuk shkoi drejt martesës:

“Festa ishte e vogël me njerëzit tanë të afërt, në një lokal shumë intim, në Shëngjin pranë detit. Unë mora unazën tradicionale të fejesës me një gur të dukshëm diamanti. Mmmm, sa e dua këtë unazë. Ah, sa për bashkëjetën, kjo ka ndodhur përpara se të fejoheshim”.

Sot Eduarti punon krah Arbanës dhe është regjisori i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. Njohja me moderatoren dyshohet të ketë nisur nga ambientet e televizionit ku punojnë.