Sherrin pas përplasjes së makinave nuk e kishin harruar. Sapo mësuan që ish-fqinji i tyre ishte kthyer sërish në Shqipëri shkuan ta gjenin.
Dy vëllezërit nuk donin të sqaroheshin, por ta dhunonin atë. Falë ndërhyrjes së policisë njëri prej tyre, është vënë në pranga, ndërsa tjetri, është shpallur në kërkim.
Policia thotë se njëri prej vëllezërve edhe e ka kanosur me armë zjarri të riun, duke qëlluar një herë me pistoletë.
“2 vëllezërit sapo kanë marrë vesh që shtetasi K. P., 20 vjeç, (ish-fqinj i tyre) ishte kthyer në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme (për një përplasje automjetesh), kanë konstatuar në një servis, në afërsi të lokalit të tyre, 20-vjeçarin, dhe janë konfliktuar me të, ku njëri prej tyre (shtetasi i shpallur në kërkim) e ka kanosur me armë zjarri, duke qëlluar një herë me pistoletë, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisië, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit me armë”, njoftoi policia.
Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.