Kryesore Shqipëria bind para Europianit, kalon lehtësisht Lihtenshtejnin,

Shqipëria bind para Europianit, kalon lehtësisht Lihtenshtejnin,

Shqipëria bindi në miqësoren e parë në prag të Europianit.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Lihtenshtejnit.

Golat e Brojës, Asanit dhe Muçit, i dhanë suksesin skuadrës së Silvinjos.

Ndeshja nisi me Shqipërinë më kërkuese dhe me presing të lartë. Mundësia e parë e mirë ishte për Gjasulën në minutën e 7-të, por mesfushori shpërdoroi një penallti në lëvizje.

Rast të artë kishte edhe Bajrami në minutën e 22-të, por gjuajtja nga goditja e dënimit, u ndal nga muri mbrojtës.

Pas tentativave të pasuksesshme, në minutën e 31-të, Armando Broja, zhbllokoi rezultatin, duke shënuar pas një asisti të marrë nga Bajrami.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me gol. Jasir Asani, realizoi një perlë nga goditja e dënimit, për të dyfishuar shifrat.

Në minutën e 67-të, Muçi vulosi takimin, duke shënuar të tretin.

Më 7 qershor, Shqipëria do të luajë ndaj Azerbajxhanit, ndeshje e cila do të jetë e fundit para Euro 2024, që do të nisë për kuqezinjtë më 15 qershor ndaj Italisë, kampione në fuqi e Europës.