Aktualitet Dhunimi i Sokol Mëngjesit, avokatët bojkotojnë 3 ditë seancat gjyqësore

Dhunimi i Sokol Mëngjesit, avokatët bojkotojnë 3 ditë seancat gjyqësore

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë për 3 ditë seancat gjyqësore.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme dhe vjen pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi.

Ky i fundit prej të paktën 1 jave ndodhet në koma.

Përjashtim nga bojkoti do të ketë vetëm për masat e sigurisë që janë me afat të ngutshëm.

28 anëtarë të Dhomës Kombëtare të Avokatisë votuan pro për bojkotin 3-ditor, ndërsa 12 anëtarë të tjerë ishin dakord për të bojkotuar punën për 1 javë.