Sport Trajneri i Anglisë lë pa Europian dy “pesha të rënda”

Trajneri i Anglisë lë pa Europian dy “pesha të rënda”

Trajneri Gareth Southgate ka hequr dy emra të mëdhenj nga skuadra e Anglisë për Kampionatin Evropian.

Bëhet fjalë për Jack Grealish dhe Harry Maguire.

Mbrojtësi i Manchester United ka një dëmtim muskulor që nga fillimi i majit, ndërsa sulmuesi i Manchester Cityt është lënë jashtë për zgjedhje teknike, pasi është aktivizuar shumë pak me kampionët e Anglisë.

Grealish luajti 36 ndeshje dhe shënoi tre gola për kampionët e Anglisë këtë sezon. Ai i aktivizua në vetëm 27 minuta në ndeshjen e skuadrës angleze kundër Bosnjës, të hënën e kaluar.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Harry Maguire shprehu keqardhjen që nuk ishte i aftë fizikisht:

“Jam i shkatërruar që nuk jam përzgjedhur për të luajtur për Anglinë në Europianin e kësaj vere. Pavarësisht nga përpjekjet e mia më të mira, nuk arrita të kapërceja një dëmtim të pulpës. Ndoshta u përpoqa shumë për të arritur atje. Jam thjesht i shkatërruar.”

Mbrojtësi theksoi rëndësinë që ka skuadra për të, por siguroi, pavarësisht trishtimit, se do të mbështesë ekipin anglez gjatë garës:

“Për mua, të përfaqësosh Anglinë është nderi më i madh. Do të thotë gjithçka për mua. Nëse nuk mund ta ndihmoj skuadrën si lojtar, do t’i mbështes si tifoz, së bashku me pjesën tjetër të vendit. Shkoni atje dhe fitoni, djema!”

Anglia është në Grupin C të “Euro 2024”, së bashku me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë.