Aktualitet Dy pistat ku po hetohet për ngjarjen e rëndë në Dhërmi, vijojnë...

Dy pistat ku po hetohet për ngjarjen e rëndë në Dhërmi, vijojnë kërkimet për gjetjen e Eraldo Novruzit

Autori i dyshuar i ngjarjes në Dhërmi Gerald Shehu është arrestuar në Greqi, ndërsa policia është duke vijuar kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit Eraldo Novruzit, i cili dyshohet se u qëllua në një hotel në Dhërmi.

Në lagjen nr.4 të Sarandës është gjetur dhe automjeti tip “Audi”, i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e trupit të Eraldo Novruzit dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

31-vjeçari po kërkohet në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, ku mund të jetë hedhur. Vrasja, thonë burimet, se ka ndodhur në hotel dhe më pas turpi dyshohet të jetë hedhur diku në zonë.

Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre, pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike.

Të dy kishin njohje dhe po planifikonin të hapnin një biznes.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30 të së enjtes.

Gerald Shehu, bashkëpronar i një hoteli në Dhërmi, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri mbi Eraldo Novruzit, 31-vjeç nga Tirana, i cili punonte si recepsionist në hotel.