Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte është një zë tjetër i cili kritikon marrëveshjen e arritur me Giorgia Melonit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, për transferimin e emigrantëve në kampet e vendosura në Gjadër e Shëngjin.
Në një intervistë për mediat vendase, drejtuesi i “5 yjeve” u shpreh se ky akord është i dështuar dhe do të kushtojë shumë për Italinë, pasi emigrantët do të qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri.
Ai shtoi se vizita e Melonit në Shqipëri u realizua vetëm pak orë para nisjes së votimit për zgjedhjet europiane.
“Marrëveshja me Shqipërinë është e dështuar, sepse ne do të shpenzojmë gati një miliard për dy qendra pritëse ku do të çohen emigrantët me shpenzimet tona, me forca policie që do të jenë aty në vend të këtu. Këta emigrantë do të qëndrojnë atje për një ose dy muaj dhe më pas do të vijnë në Itali. Pakti i Stabilitetit që Meloni e miratoi pa thënë asnjë fjalë, do të jetë një lak në qafë, sepse do të na çojë përfundimisht në shkurtime prej 13 miliardë lekësh në vit, që kryeministrja nuk do t’i marrë nga bankat apo armët, por nga arsimi, nga shëndetësia, nga politikat e punës”, tha Conte.