Politika Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës

Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës

Arqile Bollano është zgjedhur kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës.

Zgjedhja e tij u bë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak këtë të premte.

Për të votuan pro 12 anëtarë.

Kandidati tjetër, Pervin Gjikuria, u tërhoq nga gara gjatë mbledhjes së këshillit.

Zgjedhja e Bollanos vjen pasi Blerina Bala dha dorëheqjen nga roli i kryetares së komanduar dy ditë më parë.

Kjo situatë në Himarë vjen si rrjedhojë e dy kryetarëve të Bashkisë të cilët ndodhen pas hekurave.

Pas kryetarit të zgjedhur Fredi Beleri, edhe ish-kryetari në detyrë Jorgo Goro u arrestua për shpërdorim detyre.

Arqile Bollano ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste në Himarë.