Sport Pas De Jong, Holanda humb edhe titullarin tjetër të mesfushës për Europianin

Pas De Jong, Holanda humb edhe titullarin tjetër të mesfushës për Europianin

Teun Koopmeiners

Pasi konfirmoi se në Euro 2024 nuk do të mund të mbështetet te shërbimet e Frenkie De Jong, me mesfushorin që nuk ia doli të rikuperohej në kohë pas një dëmtimi të pësuar në kavilje me Barcelonën më datë 21 prill, Holanda njoftoi se në këtë kompeticion nuk do të ketë as Teun Koopmeiners.

Ky i fundit ishte planifikuar si titullar për miqësoren ndaj Islandës, por një problem gjatë minutave të nxehjes detyroi teknikun ta ulte në stol lojtarin e Atalantës. Koeman u shpreh se i frikësohej shumë gjendjes së mnesfushorit dhe në fakt ndodhi më e keqja.

“Mendoj se të gjitha këto dëmtime janë si pasojë e kalendarëve shumë të ngjeshur gjatë sezonit. Edhe Polonia ka një problem me Lewandowskin më duket, kam përshtypjen që të tilla dëmtime do të ndodhin shpesh përgjatë turneut”, u shpreh Koeman, i cili pas dëmtimeve të De Jong dhe Koopmeiners, grumbulloi në kombëtare Ian Maatsen, lojtarin në pronësi të Chelsea, që është në huazim te Dortmund.

Holanda është pjesë e Grupit D së bashku me Francën, Poloninë dhe Austrinë.