Kryesore Shqipëria, kombëtarja me më shumë “italianë”. Sylvinho, amerikano-jugori i vetëm në Euro...

Shqipëria, kombëtarja me më shumë “italianë”. Sylvinho, amerikano-jugori i vetëm në Euro 2024

Kampionati Europian është një vitrinë themelore si për futbollistët e Kontinentit të Vjetër, ashtu edhe për skuadrat ku ata luajnë. Një hapësirë për t’u evidentuar edhe në funksion të sezonit të ardhshëm dhe çdo lëvizje transferimi që do të planifikohet në verë. Një diskutim që përfshin edhe trajnerë që rrezikojnë të mos kenë në dispozicion anëtarë të shumtë të ekipit të tyre, veçanërisht nëse ka një kërkesë të madhe nga kombëtaret e tjera që kanë bërë thirrjen rekord me shtatëdhjetë e shtatë lojtarë të thirrur.

Shqipëria, skuadra e drejtuar nga Sylvinho do të përballet me Italinë në grupin B, e ka numrin më të madh të “italianëve” me dhjetë përfaqësues nga kampionati.

Shqipëria, kolonia në Serie A

Nëse përjashtohet Italia, kombëtarja që ka vendosur të mbështetet më shumë te Bel Paese është Shqipëria, kundërshtari i parë i të kaltërve në Grupin B. Braziliani Sylvinho në fakt ka vendosur të thërrasë 10 lojtarë nga gadishulli, shtatë prej të cilëve nga Serie A dhe tre nga B, me Empoli e Sassuolo ndër më të përfaqësuarit me nga dy sportistë.

Sylvinho, amerikano-jugori i vetëm në Euro 2024

Sylvinho do të jetë i vetmi trajner amerikano-latin në Euro 2024. Braziliani, i cili drejton Shqipërinë, përfaqëson kështu i vetëm shkollën e teknikëve latinë. Ndërsa shteti më i përfaqësuar mes teknikëve do të jetë Italia. Janë plot pesë përfaqësuese, të cilat kanë trajner nga vendi fqinj.