Ndërsa albumi historik mori një ripublikim të veçantë dhe nderues me rastin e 40 vjetorit të tij, kënga e famshme e Bruce Springsteen por shpesh e keqkuptuar, ka një histori të vetën mes gjykimesh të ndryshme.
Kushdo që ka sado pak vesh muzikor me gjasa hyn drejt e në ritëm sa dëgjon fillimin gulçues të hitit të 1984 nga Bruce Springsteen, Born in the USA: dhe me siguri edhe ata që nuk kanë lindur në SHBA, e këndojnë refrenin e këngës.
S’është pra çudi që edhe politikanë amerikanë, shumë prej të cilëve larg bindjeve politike të vet Springsteen, e kanë shfrytëzuar këngën në fushatat e tyre elektorale, por më vonë ju flasim për këtë.
Publikuar më 4 qershor 1984, albumi i shtatë i Springsteen arriti rekordet e larta të “Thriller” nga Michael Jackson, me shtatë hite të njëpasnjëshme renditur në top 10 në çartet amerikane, që e katapultuan këngëtarin nga një rroker të thjeshtë, në një super yll botëror.
Veç këngës me të njëjtin titull, albumi përmban edhe hitet No Surrender,” “Glory Days” si dhe këngën e vlerësuar me çmim Grammy “Dancing in the Dark”, në videoklipin e së cilës shkëlqente në atë kohë ende si e panjohur Courteney Cox e famshme më vonë për rolin e saj në “Friends fame”.
Tema e albumit mbi jetën e thjeshtë të klasës së mesme amerikane gjatë viteve presidenciale të Ronald Reagan i bëri njerëzit për vete; si rrjedhojë u nominua edhe për albumin e vitit në Grammy awards, 1985.
Sony Music e risjell albumin për të festuar 40 vjetorin e tij më 14 qershor, me ripaketim të ri plot ngjyra dhe mjaft special.
Ka vend për qasje politike?
Cover-i i tij legjendar, shkrepur nga fotografi i mirënjohur amerikan Annie Leibovitz, paraqet të pasmet e Springsteen përballë yjesh e vijash. Ndër të tjera kur ai shpjegon idenë pas kopertinës tejet kreative të albumit për Rolling Stone, ai thotë: “prapanica ime dukej më mirë se fytyra në atë foto.”
Pastaj, kënga e madhe, Born in the USA, me refrenin ngacmues. Vetë Springsteen i lindur në New Jersey dhe i mësuar me jetën e thjeshtë, e pranon se kjo këngë është ndër krijimet më magjepsëse dhe më të keqkuptuara të tij.
E feston apo e diskuton Amerikën?
Në thelb një këngë protesteje, ajo flet për vuajtjet dhe problemet ekonomike të veteranëve të luftës në Vietnam, pavarësisht lavdisë me të cilën u pritën në SHBA për shërbimin ndaj atdheut.
Kënga qe pjesërisht e inspiruar nga autobiografia e Ron Kovic, titulluar “Born in the Fourth of July, (Lindur më katër korrik)”, e cila tregon jetën e djaloshit ushtar në Vietnam fund viteve 60, i cili kthehet pas luftës i paralizuar dhe bëhet aktivist kundër saj; versioni film i së cilës, me regji të Oliver Stone dhe me aktorë si Tom Cruise, u publikua në 1989.
Kënga flet për një veteran thellë të pakënaqur të luftës në Vietnam që është hedhur poshtë e përpjet nga vendi i tij, por që e thotë me krenari se është lindur dhe është qytetar i po këtij vendi.
Steven Hyden, autori i “There Was Nothing You Could Do: Bruce Springsteen’s ‘Born in the U.S.A.” dhe the “End of the Heartland,” shpjegon në një intervistë dhënë për the Ringer:
“Ai nuk e mohon Amerikën. Ai nuk thotë unë po e lë Amerikën, por unë u linda në Amerikë.” Më vonë ai shton: “Muzika ime është një top futbolli!”
Pavarësisht se vargjet muzikore të Springsteen venë në dyshim ëndrrën amerikane, shumë politikanë të djathtë e kanë parë këngën nga një perspektivë e ngushtë nacionaliste. Ronald Reagan e përdori gjatë fushatës për rizgjedhje si president në 1984. Mbështetësit e zjarrtë të Donald Trump e luajtën dhe e kënduan atë më 2020 jashtë spitalit ku presidenti kurohej nga pasojat e Covid.
Springsteen ndër vite ka folur kundër përdorimit të hitit të tij nga politikanë, qofshin të majtë ose të djathtë.
Në 2005, ai tha për NPR, “muzika ime është bërë si një top futbolli që hidhet sa andej këndej, nga njerëz që nuk na përfaqësojnë. Është diçka me të cilën unë jetoj dhe në çdo skenë që ngjitem them fjalën time lidhur me këtë.”
Springsteen i dha zë mendimit të tij mjaft të fortë lidhur me presidencën e Donald Trump, në një intervistë dhënë për CBS Morning në 2019. : “Fatkeqësisht unë mendoj se kemi të bëjmë me dikë që nuk e njeh kuptimin e thellë se çdo të thotë të jesh Amerikan”.
Në një tubim të mbajtur gjatë majit këtë vit, Trump e quajti Springsteen një liberal budalla dhe shtoi se turma e tyre është shumë më e madhe se ajo e Springsteen.
“Springsteen e bëri ëndrrën amerikane subjekt të muzikës së tij: Një komb që i pranon emigrantët, që kundërshton fort racizmin dhe pabarazinë ekonomike. Amerikanët qëndrojnë të bashkuar, veçanërisht në tragjedi,” – shkruan profesoresha e gazetarisë në USC Annenberg, për Rhode Island Current. Ajo shtoi se para se Reagan ta quante muzikën e artistit si republikane, Springsteen ishte në rregull me shfaqjen e bindjeve politike mes muzikës, por më vonë u bë edhe më i qartë.
Ai ka mbështetur haptazi kandidatët demokratë, me John Kerry në 2004, Barack Obamën në (2008 dhe 2012), Hillary Clinton (në 2016) dhe fushatën e Biden në 2020, për të cilën e rititulloi dhe ristiloi këngën, “My hometown”.
Born in USA ka evoluar ndër vite, me Springsteen që e ka performuar këngën në tonalitete më të ulta dhe shpesh vetëm me një kitarë akustike. Nganjëherë duke e lënë fare refrenin në mënyrë që dëgjuesi ta kuptojë më mirë mesazhin e muzikës së tij. NPR shkruan në 2019 se gjatë kohës kur lufta në Irak arriti kulmin, Springsteen e solli këngën e tij përpara publikut si një mesazh paqeje
Gjatë “Springsteen on Broadway” në vitet 2017 – 18, Springsteen e trajton këngën gati blues, me zërin e tij unik që thuajse i reciton strofat dhe refrenin e saj.
Ndërkohë, 74-vjeçari i palodhur është në turin e tij të rradhës europian, bashkë me E Street band. Sipas spotify, hiti i tij i jashtëzakonshëm është tani pjesë e stilist/DW