Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në SHBA, ku një klient i hodhi kafen që kishte blerë një punonjëseje.
Ngjarja është regjistruar jug të Seattle, SHBA. Klienti refuzoi kafen për shkak se mendonte si ishte shumë shtrenjtë, 20 dollarë.
Kundërpërgjigjja e punonjëses 23-vjeçare Emma Lee, nuk ka munguar.
Ajo ka marrë me shpejtësi një çekiç dhe i ka thyer xhamin e përparmë të makinës.
Videoja është publikuar në Instagram, ku ka ngjallur reagime të shumta.
23-vjeçarja pretendon se ka reaguar në këtë mënyrë “sepse është ndjerë në rrezik”, pasi siç pretendon ajo, burri e ka kërcënuar.
View this post on Instagram