Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit “Për tatimin e profesionistëve të lirë”, pasi sipas Kushtetueses, nuk evidentohen pasoja të pariparueshme.
Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese iu lë afat palëve të sjellin argumente shtesë deri në 21 qershor. Ndërsa vendimi final nëse do shfuqizohet apo jo ligji ‘Për tatimin e profesionistëve të lirë’ do të merret në 25 qershor.
“Pas 7 orësh diskutime, në një seancë të hapur publike, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë miratimin e kërkesës për shfuqizimin e pjesshëm të disa e neneve në ligjin për “Tatimin mbi të ardhurat”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ftoi përfaqësuesit e palëve paditëse (3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë PD, Shoqata “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” (IKM) dhe së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” (IEKA), si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave e këshillit të Ministrave të paraqisnin provat shtesë brenda ditës së premte (21 qershor 2024). Ndërkohë, në fund u vendos që seanca e radhës, ku pritet të jepet edhe vendimi të zhvillohet më 25 qershor, ora 10:00.
Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua sot seanca e parë për shqyrtimin e tre ankimeve për shfuqizimin pjesor të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Që prej orës 10:00 të mëngjesit, u dëgjuan argumentet e 3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, padia e Shoqatës së “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” dhe Shoqatës së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë. Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u padit fillimisht në Gjykatën Kushtetuese në muajin shkurt nga 38 deputetë të partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Ky ligj u dërgua nga Partia Demokratike dhe profesionistët në Kushtetuese me arsumentin se “Tatimi cenon sigurinë juridike”, mirëpo qeveria iu është kundërpërgjigjur se nuk mund të favorizohen përjetë.