UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së parë në grup ndaj Italisë.
Problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme, si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës, nuk janë kaluar lehtë nga qeveria e futbollit europian që ka marrë masat e saj.
Federata shqiptare e futbollit i bën apel tifozëve të mbështesin kombëtaren dhe t’i qëndrojnë sa më larg këtyre incidenteve duke treguar qytetari dhe ndeshjet në vazhdim.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.