Momenti tronditës kur një vajzë 20-vjeçare u përfshi nga dallgët e furishme në një plazh në Soçi të Rusisë, u kap në video nga një kalimtar.
Sipas mediave ruse, ngjarja ka ndodhur më 16 qershor dhe që nga ajo kohë vajza 20-vjeçare nuk është gjetur më.
Në video vajza shihet të jetë në plazh me një djalë, me një sjellje romantike me njëri-tjetrit, duke luajtur me dallgët. Por pas pak kjo lojë rezulton fatale. Ai dhe ajo mbulohen nga dallgët dhe ndërsa djali del në breg, vajza humbet mes dallgëve me atë që e kërkon dëshpërimisht, pa mundur ta ketë më dot në krah.
A young woman was swept into the open sea during a storm in Sochi, Russia
She was on the beach with her boyfriend. At one moment the waves knocked the couple off their feet. The man managed to get out, but the young woman was swept back into the sea by the current.
So far… pic.twitter.com/T1bRqYnKGI
— NEXTA (@nexta_tv) June 18, 2024
Mediat ruse raportojnë se edhe pse ka pasur mobilizim të shërbimeve të Ministrisë së Emergjencave, 20-vjeçarja nuk është gjetur deri më sot.
Siç theksojnë mediat ruse, ditën në fjalë, më 16 qershor, plazhet në Soçi ishin mbyllur, për shkak të motit të keq që mbizotëronte në zonë.