Kryeministri Albin Kurti do të jetë në stadiumin e Hamburgut për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të EURO 2024.
Ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku paraprakisht ka pasur një takim me mërgimtarë që jetojnë në Hamburg.
Më pas, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka vizituar portin e Hamburgut për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në këtë port.
Një sistem i lëvizshëm skanimi me rreze X ndihmon në monitorimin e kamionëve të mëdhenj që kalojnë kufirin, duke garantuar kështu një nivel më të lartë të sigurisë pa penguar tregtinë.
Kurti ka biseduar me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin për kushtet në të cilat qeveria gjermane mund t’ia sigurojë një skaner të tillë Kosovës.