Nga ferri në parajsë, Gjasula ka ende besim se Kombëtarja jonë mund të ecë përpara në Euro 2024.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të ndeshjes me Kroacinë, ku shkaktoi një autogol dhe më pas barazoi rezultatin në 2-2, Gjasula premtoi se Kombëtarja do të bëjë maksimumin me Spanjën.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Donte zoti që më dha shansin për të bërë këtë gol. Kishim qenë pak më të qetë mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Normal që do të provojmë çdo gjë me Spanjën”
Ndërsa Qazim Laçi, në përfundim të ndeshjes, tha se i gëzohet më shumë 1 pikëshit që ka fituar kombëtarja, sesa golit që ai shënoi.
Në një intervistë pas ndeshjes, Laci tha se kombëtarja do të provojë kualifikimin me Spanjën.
“E meritonim të paktën një pikë, dhe e meritojmë 100%, më shumë rëndësi pika që ka marrë ekipi se goli. Do e provojmë me Spanjën kualifikimin”, tha Laçi.