Kryesore Spektakli Shqipëri-Kroaci, mediat e huaja e quajnë ndeshje të çmendur

Spektakli Shqipëri-Kroaci, mediat e huaja e quajnë ndeshje të çmendur

Sfida e Shqipërisë kundër Kroacisë është konsideruar si një spektakël nga mediat ndërkombëtare.

Në pah është vënë loja e mirë e kuqezinjve në pjesën e parë, përmbysja e Modriç dhe shokëve të tij, e pastaj goli i barazimit nga Gjasula në shtesë.

Në Kroaci e cilësojnë si një “humbje” e ndërsa tanimë shpresat janë të pakta edhe për një fitore me Italinë.

Nga ana tjetër, është vënë në pah loja e mirë e kuqezinjve në pjesën e parë.

“Barazim show mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Daliç befasohet në minutën e 95’, buzëqeshin të kaltrit”, shkruan “Sportmediaset.it”.

Ndërsa titulli i ‘Gazzetta dello Sport’ është: “Shqipëria bën festë në shtesë; 2-2 arrin në të 95’. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet të mundë Italinë”.

The Sun: “Të papriturit shënojnë një barazim dramatik në fund pas autogolit për t’i lënë kroatët në prag eliminimi”.

Corriere dello Sport: “Kroacia, çfarë befasie në fund: Gjasula gjen golin e barazimit në minutën e 95-të pas autogolit. Dhe Italia buzëqesh”.

Marca: “Çmenduria shqiptare fut në telashe Kroacinë”.